Kryetari i Skenderajt: Mos krijoni panikë, kemi boll grurë e miell

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka kërkuar nga qytetarët që të mos krijojnë panikë për miell.

“Kemi qenë në kontakt dhe vazhdojmë të jemi me pronarët e fabrikave të grurit, nga të cilët kemi marrë siguri se ka rezerva të mjaftueshme të grurit e miellit”, ka thënë Nura.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Skenderajt!
Kemi parë dje dhe sot fluks të qytetarëve tek mullinjtë, dyqanet e marketet, për të siguruar miell, pas ngjarjeve në Ukrainë.

Një situatë e tillë krijon vetëm panik tek të gjithë qytetarët.

Kemi qenë në kontakt dhe vazhdojmë të jemi me pronarët e fabrikave të grurit, nga të cilët kemi marrë siguri se ka rezerva të mjaftueshme të grurit e miellit.

Andaj kërkoj me mirëkuptim mos të krijohen situata që ngjallin frikë.
Është e panevojshme

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë