Pensionohet zyrtarja e komunës

Në një ceremoni të organizuar nga kolegët e saj të Drejtorisë së Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale, sot është pensionuar Xhevahire Hamiti – një punëtore e dalluar që ka shërbyer në këtë drejtori për vite më radhë.

I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka fol fjalë miradije për znj.Hamiti, duke e vlerësuar lart kontributin e saj në kryerjen e detyrave zyrtare gjatë shërbimit në administratën publike.

Ai ka thënë se ka qenë nder të jenë kolegë me të pensionuarën.

Edhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, ka thënë se Hamiti është shembull i punës dhe përkushtimit, ndërsa në shenjë falënderimi, i është dhënë një mirënjohje, për kontributin e saj.

Në anën tjetër, znj.Hamiti, duke mbajtur në prehër nipin e saj, ka falënderuar kryetarin Nura, drejtoreshën dhe të gjithë kolegët, për bashkëpunimin korrekt dhe harmoninë mes vete.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë