Komuna e Drenasit publikon emrat e 2071 tatimpaguesve, ka një kërkesë për ta (Lista)

Përkundër se një numër i tatimpaguesëve kanë pasur numër personal të regjistruar, të njëjtit nuk kanë qenë valid dhe kësisoji nuk kanë mundur të përfitojnë nga zbritja për vendbanimin parësor edhe pse kanë qenë të regjistruar në SITP.
Me këtë fakt ftojmë të gjithë tatimpaguesit që gjenden në listën e tatimpaguesëve me numër personal jo valid, të deklarojnë (verifikojnë) numrin personal duke u paraqitur fizikisht në zyret përkatëse në Komunën e Drenasit apo përmes emailit zyrtar : Komuna.Drenas@rks-gov.net.
Ky emaili zyrtar, do të përdoret deri në krijimin e emailit zyrtar të veçantë për zyrën e tatimit në pronë, e që do të njoftoheni me kohë.
Sqarim: Në këtë listë janë të përfshirë edhe tatimpaguesit që kanë prona të tjera (jo rezidenciale) si dhe që kanë vetëm parcela me dhe pa objekte. Në këto raste tatimpaguesit nuk do të kenë ndonjë përfitim por vetëm për të menaxhuar më lehtë tatimin në pronë. Për tatimpaguesit që kanë objekt rezidencial për banim parësor në dy ose më shumë komuna rastet të zgjidhen sipas udhëzimeve të mëhershme të dhënë nga DTP-ja.
Në këtë listë gjithashtu gjenden numra personal të tatimpaguesve që janë gabim dhe të cilët mund të korrigjohen gjatë këtij viti deri më 30 nëntor, por që të njëjtit do të përfitojnë zbritjen për vendbanim parësor në vitin 2023.
Më poshtë gjeni të bashkangjitur linkun në të cilin janë të vendosur tatimpaguesit që nuk kanë numër personal valid:
https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/shpalljet/