Komuna e Drenasit reagon lidhur me lajmin për mungesë të mjekëve në QMF në Komoran

Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të reagoj lidhur me shkrimin e një portali me titull “Skandaloze: Qendra e Mjekësisë Familjare në Komoran pa doktor”.
Sipas komunës, kjo gjendje nuk është reale, pasi që doktoresha kujdestare, ka shkuar në përcjellje të rastit urgjent nga QMF në Komoran në SHSKUK në Prishtinë. Lidhur me këtë rast, të gjithë pacientët që kanë qenë duke pritur, janë njoftuar nga stafi kujdestarë.
“Shkrimi nuk pasqyron të vërteten dhe është tendencioz për të minimizuar angazhimin e plotë të stafit shëndetësorë, kur dihet se kemi edhe një qendër kryesore të emergjencës në Drenas për çdo eventualitet”, thuhet në reagim.
Për të informuar drejtë qytetarët, vetëm një orë ka zgjatur transporti shkuarje ardhje dhe më nuk është asnjë qytetarë në pritje ne këtë QMF.