Aksident me të lenduar në fshatin Likoc të Skenderajt ( FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Likoc të Skenderajt, ku një makinë është rrokullisur duke përfunduar nën rrugë, shkruan Drenica Press.

Sipas burimeve të portalit në këtë aksident kanë marrë lëndime dy persona, një fëmijë dhe një burrë.

Pas lëndimeve të marra janë nisur për trajtim mjekësor në Skenderaj.

Mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë