Vedat Bajrami ka një mesazh për politikanët që nuk përmendën krerët e UÇK-së në Hagë (Video)

Komediani i njohur Vedat Bajrami përmes një video ka thumbuar politikanët kosovarë që në urimet e tyre për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk i kanë përmendur ish-krerët e UÇK-së të cilët nodhen në Hagë.

Të enjten Kosova kshënuar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në seancën solemne të 14 shkurtit, kryeministri i vendit Albin Kurti foli për të sukseset që ai konsideron se janë arritur me Qeverinë e tij, duke mos përmendur ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Kurti me fjalimin e tij bëri që opozita të lëshonte seancën solemnte për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

E si Kurti kishte vepruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani ku në fjalimin e saj për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka thënë se popullit të Kosovës i janë dashur shumë mund dhe sfida për ta arritur lirinë, por pa përmendur ata që nodhen në Hagë.

Bajrami në rolin e ish-kryetarit të kuvendit Jakup Krasniqi i cili nodhet në Hagë, ka ironizuar me politikanët duke thënë se politikanët po gëzohen për ndodhjen e tyre në Hagë duke mos pasur edhe guxim për t’i përmendur në 14-vjetorin e Pavarësisë.

Video: KËT

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë