Ky është polici që humbi jetën aksidentalisht nga arma e zjarrit në Prishtinë

Sonte ka humbur jetën aksidentalisht nga arma e zjarrit një zyrtar policor në Zllatar të Prishtinës, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se polici që nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve nga arma e zjarrit është Lirim H.
Ende nuk dihen detajet se si ndodhi ngjarja tragjike.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë, por ende s’ka marrë një konfirmim zyrtar.