Lladrovci ngushëllin familjen e atdhetarit Isa Elshani

Sot ka ndërruar jetë, atdhetari Isa Elshani nga Krajkova, me këtë rast, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime, duke vlerësuar lart kontributin atdhetar të Isa Elshanit.
“Jeta dhe vepra e tij, mbetet e paharruar për brezat. Mbahuni të fort. Ngushëllime”, ka shkruar Lladrovci.
Telegrami i plotë i Lladrovcit:
E nderuara Familje Elshani,
Me dhimbje të madhe mora lajmin se familjari Juaj, atdhetari i shquar, Isa Elshani, sot kaloi në amshim.
Para disa javëve, në cilësi të kryetarit të komunës, kam shprehur tërë respektin institucional për Isën, për jetën dhe veprën e tij atdhetare, me mirënjohje për veprimtarinë e tij atdhetare dhe çlirimtare nga vitet 1968, deri në vitin 1999.
Sot, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju, familjarët, miqtë dhe dashamirët e Isës, shokut tonë, bashkëveprimtarit e bashkëluftëtarit, në rrugën e gjatë të çlirimit të vendit.
Jeta dhe vepra e tij, mbetet e paharruar për brezat. Mbahuni të fort. Ngushëllime!
Ramiz Lladrovci