Keqmenaxhimi i mbeturinave, derdhja e ujërave të zeza në lumin Drenica…temat e diskutuara nga KPF në Drenas

Të mërkuren nga ora 10:00 u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Drenasit.

Asambkisti nga “Green për Drenas” Arbër Halilaj ka treguar për pikat e diskutuara në kët mbledhje e të cilat i ka listuar si më poshtë:

Deri në përpilimin e një Plani unik për menaxhimin e mbeturinave nëpër komuna, u dakorduam me Propozim-Vendimin për vazhdimin e vlefshmërisë së planit ekzistues. Poashtu, kërkuam nga Drejtoresha që para Asamblesë të vij për të na njoftuar me aktivitetet dhe problemet që po shkaktojnë keqmenaxhimin e mbeturinave nga K.R.”Pastrimi”.

E njejta me çështjen e inspektimit të derdhjes së ujërave të zeza në lumin Drenica, si një veprim i dëmshëm mjedisor, i ngritur nga kolegët e VV, e që duhet të diskutohet edhe në Asamble. Çështjet mjedisore po zënë vend gjithnjë e më tepër në punët e ekzekutivit. Poashtu, pika e planprogramit tonë elektoral, e shpalosur qysh në shtator 2021 për formimin e Kompanisë Publike Komunale, tani po zë vend si zgjidhja më e mirë, ndërsa ne si “GREEN për Drenas” shkojmë më tutje duke kërkuar edhe formimin e Drejtorisë për Çështje Mjedisore.

Insistova që pika 6 të shtyhet për një seancë tjetër, meqë kishim paqartësi juridike dhe mungesë informacioni lidhur me përcaktimin e një prone, sipas aktgjykimit të formës së prerë nr.97/86. Asambleja nuk mund të jetë mburojë për vendime që pastaj prodhojnë konteste gjyqësore, duke diskutuar dhe rekomanduar zgjidhje tjera jashtë atyre të përcaktuara nga gjyqësori. Në fund, kjo pikë nuk kaloi në votim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë