Në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” mbahet program festiv me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Për nder të Ditës së Pavarësisë së vendit tonë, në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Drenas u mbajt programi festiv i organizuar nga Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Gjimnazin në fjalë.

Këtë organizim e madhështoi ceremonia e ndarjes së diplomave për nxënësit, mësimdhënësit dhe punëtorët e gjimnazit, të rënë në luftën e fundit e cila njëkohësisht ishte tejet emocionuese, me rastin e pranimit të këtyre diplomave nga familjarët e të rënëve.

Vlerë e shtuar e këtij organizimi ishin po ashtu urimet nëpërmjet videokonferencës të mësimdhënësve, drejtuesve të arsimit, ekspertëve të korrikulave nga Finlanda, Gjermania, Austria, Shqipëria etj.

Njëkohësisht në kuadër të organizmit festiv u mbajt edhe një program kulturor e artistik nga nxënësit e gjimnazit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë