Vdekja e vajzës nga Llapushniku, deklarohet policia

Një person nga Llapushniku i Drenasit ka njoftuar policinë në Prishtinë se mbesa e tij e mitur e cila ishte e shtrirë për trajtim në QKUK ka vdekur.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton DrenicaOnline.
Prokurori i rastit ka urdhëruar policinë të hapë rast ‘hetim i vdekjes’.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00.
/DrenicaOnline/
.