Lladrovci viziton kompaninë “Drenica” në Belgjikë, është krenari ti shohësh duke punuar

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci po qëndron për vizitë në Belgjikë. Në kuadër të takimeve të zhvilluara, sot ka vizituar kompaninë “Drenica”, shkruan DrenicaOnline.
Postimi i Lladrovcit:
Me pa emrin e kompanisë “Drenica” në trojet etnike, nuk është befasi, por në Belgjikë, është krenari. Aq më shumë u gëzova që kompania “Drenica Bouw”, është pronë e Fatlumit dhe vëllait të tij Rexhep Lluganit nga Gllanasella.
Bashkëfshatarët e mi, kishin arritje të mëdha në biznes, duke pasur mbi 30 punëtorë dhe teknikë të konsiderueshme për kryerjen e punëve në ndërtimtari.
Shumë u gëzova dhe përgëzova për suksesin e bashkëfshatarve të mi Fatlumit, Rexhepit dhe bashkëpunëtorëve të tyre, me ç’rast i inkurajova të vazhdojnë me punë të mirë si shembull për të rinjtë tanë kudo ndodhen se me përkushtim arrihet çdo sukses.
Kompania “Drenica Bouw” e vëllezërve Llugani, është shembull i ndërmarrësisë së të rinjve tanë, e punës së ndershme dhe me përgjegjësi. Në Belgjikë, konkurrenca është shumë e madhe dhe vetëm më të mirët dhe më cilësorët, arrijnë suksese. Me meritë e kanë arritur suksesin edhe bashkëfshatarët e mi.
Ju lumtë Fatlum e Rexhep Llugani!