Lufta në Drenicë/ Fillimisht i kanë plaçkitë, mandej i kanë ndarë pleqtë edhe i kanë rreshtu në dy pjesë për pushkatim

Mësuesi dhe ish Ushtari i UÇK-së, Hajriz Bajraj, për “ZËRAT E LUFTËS”, prodhim i Gazetës Infokus, ka risjellur në kujtesë edhe një herë ngjarjet tragjike të ditës kur në Izbicë u masakrun 148 civilë të pafajshëm e të pa mbrojtur shqiptarë me të vetmen arsye se ishin shqiptarë.

“Janë bashku me mijëra veta, në Izbicë. Me 26 mars 1999 dhe 27, dy netë kanë fjetë në Izbicë. Kanë fjetë edhe në shkollë të Izbicës edhe nëpër livadhe ku kanë mujtë. Me 28 mars 1999 o kanë dita e Bajramit të Vogël, aty janë bashkue me mijëra e mijëra veta jo vetëm të Izbicës po ka pasë prej shumë meseve tjera, kryesisht pleqë, plaka, fëmijë, gra, njerëz të pa armatosur dhe i kanë rretheku për tana anësh. Janë hi prej Tërrnove, prej Kosterrci e Klladërnice, prej Belice prej poshti prej Kline, do me thanë janë kanë të reth e reth e rrethekume krejt ajo pjesë. Kur janë hy aty në Izbicë, çka kanë pasë naj bukë a naj çantë që e kanë pasë i kan shti me i lanë aty. Edhe në koftë kanë najkush tuj pjekë bukë qashtu saqin përmi bukë ja kanë lanë se kanë la me marrë. Mas pari janë hi i kanë plaçkitë ma shkurt, çka kanë pasë pare e rrathë të dukatit e unza e zingjirë krejt marrë jau kanë. Edhe i kanë da pleqtë prej grave edhe i kanë rreshtu midis rruge aty se atëherë o kanë e pa asfaltume edhe veç ju ka tha për midis, çikjo pjesë knej prej perëndimi, një pjesë janë kanë prej lindje. Dy pjesë i kand nda. Edhe gra e fëmijë i kanë nisë qashtu tuj gju mi ta për shqipëri me shku”, rrëfen ngjarjen e masakrës ndër më të mëdhatë në Kosovë, atë të Izbicës për “ZËRAT E LUFTËS”, Hajriz Bajraj.

Masakra e Izbicës mbetet njëra ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, që u kryen nga forcat gjenocidiale tëregjimit fashist serb.

/Gazeta Infokus/

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë