Vdes i riu Drin Gashi, humbë betejën me sëmundjen e rëndë

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur i riu nga Gjilani, Drin Gashi. Lajmin e ka dhënë Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni” i cili kishte mbledhur mbi 150 mijë euro për shërimin e Drinit.
Postimi prekës nga Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”:
NA E KPUTE SHPIRTIN DRIN 💔
Shpirti yt do beje drite ne kete bote te brisht 🥲
Ngushllime familjes Gashi, ngushllime krejt Gjilanit.
Drin zoti te deshti ty me shum se ne e shpirti yt pushoft ne parasajs e ndriqoft per te tjeter ne kete bote te perkoshme e me shum sprova e padrejtesi.
Drin na e theve zemrat edhe pse kur te nisem nga QKUK-ne ne Prishtin ishe ne gjendje teper te rend por luftuam per ta dhene nje mundesi, shpresuam u munduam dhe me krejt Shqiptaret u bashkuam qe te qendrojm afer dhe ti ta fitosh betejen por spaska qene e shkruar.
ZOTI e shperbleft shpirtin tend te bardh e familjes ju dhuroft forcen ne keto momente teper te renda.