Mblidhen afër 10 mijë euro për Lulzim Rrustën nga Nekoci, i lënduar në vendin e punës

Iniciativa e nisur nga banorët e fshatit Nekoc të Drenasit për ti dalë në ndihmë Lulzim Rrustes i cili në fundjavë u lëndua në vendin e punës në Prishtinë, ka dalë e suksesshme, shkruan DrenicaOnline.
Deri më tani janë mbledhur gati 10 mijë euro, por aksioni ende vazhdon.
Janë 242 kontrubues të cilët sipas mundësive kanë dhuruar para për Lulzimin.
Njoftimi i Hamit Kastratit:
Të nderuar vendas, të dashur miq dhe familjarë, sot po ju drejtohem për t’ju falënderuar dhe njoftuar se nga data 07.02.2022 deri më sot 09.02.2022 kemi mbledhur 9531€ për Llulzim Rrusta, Zoti ju bekoftë të gjithëve që keni kontribuar me mundësitë që keni pasur.
Aksioni për mbledhjen e parave vazhdon ende, me shpresën dhe dëshirën që Lulzimi të shërohet dhe të kthehet tek familja🙏🙏