Nusja e Drenicës fiton medaljen e bronztë në Pekin

Skitarja zvicerane, Lara Gut-Behrami, e cila është bashkëshortja e futbollistit nga Skenderaj, Valon Behrami, ka fituar Medaljen e Bronztë në Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Pekin.

Gut-Behrami garoi në sllallomin e madh, ku suedezja Sara Hector fitoi Medaljen e Artë, ndërsa italiania Federica Brignone të Argjendtën.

Gut-Behrami tani ka një tjetër medalje të bronztë, së bashku me atë që fitoi në Lojërat Olimpike të Soçit 2014.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë