Gjest i madh/ Asamblisti nga Drenasi vendos ta ndajë pagën e tij për dy familje skamnore

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Muhamet Kurtaj ka njoftuar se pagën e tij si këshilltar në kuvend ta ndajë për dy familje skamnore, shkruan DrenicaOnline.

“Kështu, do të mundohem që në bazë të asaj që marrë, ta ndaj me ata që nuk kanë, duke treguar solidaritet ndërshoqëror!
Paratë për këto dy familje do ndahen për aq kohë sa ta mbaj këtë pozitë zyrtare”, ka njoftuar Kurtaj.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq,

Unë, Muhamet Kurtaj, përmes këtij shkrimi, dua t’u falënderoj të gjithë juve që më keni besuar dhe më keni votuar në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, si asamblist i Komunës së Drenasit.
Pos këtij falënderimi, po ashtu dua t’iu njoftoj edhe për një vendim që e kam marrë.
Rrogën time, si këshilltar në Kuvendin Komunal në Drenas, do ta ndaj për dy familje skamnore, nga 100 euro në muaj për secilën.
Kështu, do të mundohem që në bazë të asaj që marrë, ta ndaj me ata që nuk kanë, duke treguar solidaritet ndërshoqëror!
Paratë për këto dy familje do ndahen për aq kohë sa ta mbaj këtë pozitë zyrtare.
Edhe njëherë, iu falënderoj secilit veç e veç, që keni treguar mbështetje për mua.

Ju uroj shëndet, Muhameti

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë