Tika turke e interesuar për të investuar në Drenicë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë pritur sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, Çağrı Sakar dhe zyrtarët e TIKA-s, me të cilët është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Komunës së Skenderajt dhe Ambsadës së Turqisë.

Gjatë takimit është folur konkretisht për projektet që do të realizohen në komunën tonë, në fushat si ajo e arsimit, bujqësisë, urbanizmit, kulturës e trashëgimisë, projekte që do të realizohen në bashkëpunim të institucioneve respektive.

“Diskutuam me theks të veçantë për gjetjen e donatorëve dhe mundësive të tjera, për realizuar një nga projektet më të rëndësishme që ka pasur ndonjëherë në këtë anë, Penda e Drenicës, që do të zgjidhte njëherë e mirë problemin e ujit të pijes, madje do të siguronte edhe ujitje të tokave bujqësore dhe prodhim të energjisë elektrike”, ka thënë gjatë takimit Nura.

Sa i përket Komunës, çdo investitori do t’i ofrohet i gjithë bashkëpunimi i nevojshëm dhe lehtësira të tjera, në funksion të realizimit të këtij mega-projekti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë