Nëna Fatime nga Tërsteniku sot e varros të birin që i ishte zhdukur në luftë: “Edhe me vdek tash se kam gajle”

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot do të rivarrosen eshtrat e Nuredin Dvoranit, 23 vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme në moshën 17-vjeçare nga forcat serbe.

Në njoftim bëhet e ditur se Dvorani ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe, më 30 prill të vitit 1999.

“Pas njëzet e tre vitesh nga rrëmbimi dhe zhdukja e dhunshme nga forcat serbe, rivarroset sot Nuredin Dvorani. Ai ishte në moshën 17 vjeçare kur ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe më 30 prill 1999”, bën të ditur njoftimi, transmeton DrenicaOnliQirez

Tutje, bëhet e ditur se eshtrat e Dvoranit janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrezës masive në Qirez dhe janë identifikuar përmes analizës së ADN-sDren

“Me kërkesë të familjes, do të rivarroset sot më 21 janar 2022, ora 14:00, në fshatin Tërstenik, Komuna e Drenasit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucionet komunale”, bëhet e ditur në njoftimvë

Nëna e Nuredinit, Fatimja për 23 vite radhazi ka pritur lajme për djalin e saj të zhdukur. Edhe pse është e vërbër plot 10 vite, ajo akoma sheh dritën e shpresës. Ditën e martë ajo për herë të parë, pas më shumë se dy dekadash, mori një lajm për djalin e saj. Ky nuk ishte lajmi më i mirë për të, por i duhuri për të ia lehtësuat dhimbjet e zemrës, që i rënkonin aq gjatë.

Kryetarja e shoqatës For New Life Kosovo, Kumrie Prenku, rrëfen momentin prekës dhe qëndresën e nënës Fatime, nënës heroinë.

“Kur i thash mos u mërzitë oj nanë, nëna Fatime me zëmër të thyer, më sy të verbër, por më forcën e shpirtit plot dritë më tha: kjo është dita më e lumtur dhe më e gëzueshme e jetës sime. Edhe me vdek tash se kam gajle, se eshtrat e Nuradinit tem po vijnë në varrezat e lagjes Dvorani”.

Nëna Fatime, si shumë nëna tjera në Kosovë është shembulli i një heroine të gjallë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë