Fjalët e nënës nga Tërsteniku që ta ndajnë shpirtin në dysh

Nëna Fatime, heroninë e gjallë, për 23 vite radhazi pret lajme për djalin e saj të zhdukur. Edhe pse është e vërbër plot 10vite, ajo akoma sheh dritën e shpreses. Ditën e martë ajo për herë të parë, pas më shumë se dy dekadash, mori një lajm për djalin e saj. Ky nuk ishte lajmi më i mirë për të, por i duhuri për të ia lehtësuat dhimbjet e zemrës, që i rënkonin aq gjatë.

Dje u identifikua trupi i Nuredin Abdullah Dvoranit i lindur me 1982 dhe i zhdukur që me 30.04.1999.

Kryetarja e shoqatës For New Life Kosovo, Kumrie Prenku, rrefën momentin prekës dhe qendresën e nënes Fatime, nënës heroinë.

“Kur i thash mos u merzitë oj nanë, nëna Fatime me zëmër të thyer, më sy të vërbër, por më forcën e shpirtit plot dritë më tha: kjo është dita më e lumtur dhe më e gëzueshme e jetës sime. Edhe me vdek tash se kam gajle, se eshtrat e Nuradinit tem po vijnë në varrezat e lagjes Dvorani”.

Nëna Fatime, si shumë nëna tjera në Kosovë është shëmbulli i një heroine të gjallë.

Rivarrimi i eshtrave të Nuredinit bëhet të premten në orën 14.00, në varrezat e lagjes Dvorani në Terstenik. Deri tek dorzimi tek familjaret dhe rivarrimi i Nuredinit do te kujdeset Komisjoni Qeveritar per persona te zhdukur me dhune dhe mjeksija ligjore: Ftohen qytetarët e Derenasit që të marrin pjesë në rrivarrim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë