Zgjerimi i rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj, ja sa para janë ndarë për këtë vit

Në buxhetin e miratuar të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, figuron ndarja e 650 mijë eurove për zgjerimin e rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj, shkruan DrenicaOnline.

Ndërsa për vitin e ardhshëm (2023) parashihet ndarja e 1,070,755 eurove tjera.

Vlera e përgjithshme e projektit është 25,438,899 euro.

Ky projekt ka ngecur që një kohë dhe nuk dihet se kur do të përfundoi i tëri.

Zgjerimi i rrugës ka nisur nga Skenderaji, mirëpo ende nuk ka arritur deri në Drenas./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë