Ia vodhi motres teknikën e bardhë për ta shitur, pranga drenicakut

Është arrestuar një person në Skenderaj për shkak se kishte vjedhur dhe më pas shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, pronë e motrës së tij.
I dyshuari përveç vjedhjes më parë kishte kanosur vëllain dhe babain e tij për çka kishte pas edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.