Arrestohet burri nga Drenasi, e bëri gruan për spital

Është arrestuar një person në Drenas për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 22:00.

Si pasojë e dhunës viktima kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë