Kanoset përmes internetit një qytetar i Drenasit, policia nis hetimet

Është raportuar se përmes rrjetit social nga një profil i një personi të panjohur, është kanosur një mashkull në Drenas.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, shkruan DrenicaOnline.
Njësitë relevante të policisë kanë intervistuar viktimën dhe janë duke e hetuar rastin.
Rasti është raportuar të martën rreth orës 23 e 45 min.
/DrenicaOnline/