Zona 80/ Policia ndalon shoferin duke ‘fluturuar’ afër Arllatit

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, policia ka identifikuar shoferin e një veture duke drejtuar mjetin me 126 km/h.

Kundërvajtja ka ndodhur afër Arllatit të Drenasit, konkretisht në fshatin Gjergjicë.

Policia ka njoftuar se shoferi është gjobitur me 150 euro si dhe 2 pikë negative.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë