Lladrovci pret në takim vëllain e Kadri Veselit: Ata që kanë dhënë një herë për atdheun, japin çdo herë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim një mysafir të veçantë, vëllain e madh të Kadri Veselit, Ismetin, me të cilin ka diskutuar për sfidat e sotshme, njëherësh, pritshmëritë në Republikën e Kosovës.

Z. Lladrovci ka shkruar se “e ritheksova se njohja me Kadriun, nga dita e parë në kohë ilegaliteti e deri më sot, është e ndërthurur me situata që mbahen mend, që i kujtoj me nderim por edhe situata të përbashkëta të dhimbjes krenare”.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Sot pata një mysafir të veçantë, mysafir që së bashku, me emocione, përkujtuam disa nga episode e së kaluarës tonë. Me Ismetin, vëllain e madh të Kadri Veselit, diskutuam për sfidat e sotme, njëherësh, pritshmëritë në Republikën tonë.
Unë e ritheksova se njohja me Kadriun, nga dita e parë në kohë ilegaliteti e deri më sot, është e ndërthurur me situata që mbahen mend, që i kujtoj me nderim por edhe situata të përbashkëta të dhimbjes krenare.
Shprehëm po ashtu bindjen e përbashkët se ky gjyq i padrejtë duhet të përfundojë sa më shpejt dhe udhëheqësit tanë të kthehen në shtëpi faqebardhë, pranë familjeve, sepse, i mungojnë edhe familjeve edhe Kosovës.
Faleminderit për vizitën Ismet. Ata që kanë dhënë një herë për atdheun, japin çdo herë. Historia disa familjeve ua ka mësuar derën!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë