Zjarr në një fabrikë në Drenas, zjarrfikësit intervenojnë shpejt dhe e shuajnë atë (Foto)

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 14:00 në një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas, raporton DrenicaOnline.
Zjarrfikësit e Drenasit kanë intervenuar shpejt dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse të policisë.
/DrenicaOnline/