Pësoi aksident në trafik, Blenda e vogël i rikthehet bankave shkollore (Foto)

Sot ishte ditë e veçantë për Blenden e cila iu rikthye bankave shkollore pas aksidentit në komunikacion.

Mirëseardhje Blendes i uruan kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nxënësit e shkollës dhe personeli arsimor, shkruan DrenicaOnline.

Postimi i kryetarit Nura:

Më kaq ngrohtësi nuk ka mundur të pritet rikthimi i Blendës në shkollë, tek shoqet e shokët e klasës dhe mësuesja, pas atij aksidenti të rëndë komunikacioni që kishte.

E gjithë ajo që ndodhi, i takon të së shkuarës, dhe tani Blenda po vazhdon procesin mësimor aty ku kishte mbetur, me shëndet të mirë dhe gatshme për të mbushur ditarin vetëm pesa.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë