Komuna e Drenasit dhe Shoqëria “Lëvizja” organizojnë akademi falenderuese për veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare

Nesër më 13.01.2022, në ora 14:00, në Sallën e Kulturës në Drenas, do të mbahet akademi falenderuese për veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare, Isë Elshani dhe Jahir Prenku.
Kjo akademi falenderuese organizohet nga Shoqëria “Lëvizja” dhe Komuna e Drenasit.
Me këtë rast veprimtarët do të dekorohen me mirënjohje nga Komuna e Drenasit.
(Foto nga arkivi)