Pensionet rriten në 100 euro për këto kategori

Qeveria e Kosovës ka vendosur për rritjen e skemave pensionale, për katër kategori të cilat kanë qenë nën shumën 100 euro, tani janë do të jenë 100 euro.
Kryeministri Albin Kurti, tha se nuk do të ketë asnjë pension nën 100 euro.
“Shqyrtimi i propozimit të rritjes së skemave pensionale. Siç kemi premtuar, nuk do të ketë asnjë pension nën 100 euro”.
“Ministria e Financave ka ofruar propozimin për rritjen e skemës pensionale nën 100 euro”.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se rritja do të jetë për kategoritë si vijojnë: pensioni bazik, i aftësive të kufizuara, familjar dhe ai invalidor.
“Siç e theksoi edhe kryeministri, ne me të marrë mandatin, në kuadër të pakos, kemi marrë vendim që përgjatë tërë vitit 2021, asnjë pension të mos ishte nën 100 euro”.
“Këtu ishin katër kategori, janë pensionet bazike që kishin vlera 90 euro, pensionet me aftësi të kufizuara 75 euro, pensioni familjar 90 euro dhe pensioni invalidor 90 euro”.
“Siç edhe kemi premtuar, tani i kemi edhe të reflektuara edhe në buxhet dhe kjo shtesë do të bëhet rritje të përhershme. Që nga tani e tutje asnjë nga këto kategori nuk do të jetë nën 100 euro”.