Arjola për bashkëshortin tradhtar: Qaja me orë të tëra në banjo, s’doja të më shihnin fëmijët

Arjola sonte ka bërë një rrëfim në ‘BBV’.

Ajo foli për jetën e saj të vështirë duke thënë se jeta e saj ka histori si ato që I lexojmë në përralla, shkruan Indeksonline.

Arjola tha se ishte vetëm 21 vjeç kur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa ka ndarë me mbarë publikun tradhtinë e bashkëshortit, i cili kishte krijuar lidhje me një tjetër person.

“Gjithçka jam sot i dedikohet nënës time. Konkurrova në Akademinë e Arteve, babi ishte i mërzitur ndërsa mami më mbështeste fort dhe më tha që të ndiqja rrugën. Ishte njohja në vitin 2005 me babin e fëmijëve, ndryshoi Arjolën. Isha 21 vjeçe kur lindi vajza, të gjitha ëndrrat u lidhën fort me babain e fëmijëve të mi. Pas disa kohësh ndjeva një ndryshim drastik te ai dhe mora vesh që kishte krijuar një lidhje, ishte një ndjenjë që të rrëzon dhe nuk ndihesha mirë me vetveten. Tradhtia më dobësoi si person, kam falur 6 vjet me radhë.

Marr vendimin që të divorcohem, vendos të largohem nga shtëpia pa i treguar askujt. Kam udhëtuar 18 orë për të arritur në Suedi. Ishte njëri më i vogël se tjetri, 6 vjeç njëri, 5 vjeç tjetri, dhe njëra 1 vjeçe. Me tre fëmijë dhe pamundësi në një shtëpi që më vendosën të jetoj. Qaja me orë të tëra në banjo se nuk doja të më shihnin. Unë i kërkoja llogari zotit pse dhe çfarë kisha bërë për të merituar këtë”, u shpreh aktorja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë