Zjarr në Tërstenik, në garazhë kishte një veturë, një traktor…

Një person ka informuar policinë se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë garazhi i tij.
Rasti ka ndodhur në Tërstenik të Drenasit të premten në mengjes.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, shkruan DrenicaOnline.
Sipas ankuesit, në garazhe kishte një veturë, një traktor dhe tri biçikleta.
Rasti është duke u hetuar./DrenicaOnline/