Kur u sulmua familja Jashari, Thaçi ishte bashkë me dy heronjët Fehmi Lladrovcin dhe Ilaz Kodrën duke e kaluar kufirin

Epilogu ka siguruar një video ku tregon se ku ishin disa nga themeluesit e UÇK-së në kohën kur u sulmua familja Jashari.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kishin organizuar një hyrje të veprimtarëve të dalluar të diasporës për në Kosovë.

Lufta e Prekazit shumë bashkëluftëtarë i gjeti duke e kaluar kufirin Shqipëri – Kosovë në Pashtrik.

Aty ishin; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Sami Lushtaku, Sahit Jashari dhe luftëtarët të cilët më vonë ranë heroikisht; Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra e komandant Kumanova.

Ky udhëtim ishte tepër i rëndë sepse bashkëluftëtarët kishin marrë lajmin për luftën që po ndodhte në Prekaz, vullneti ishte i madh për të ecur më shpejt por ishte e pamundur nga gjithë ato post-blloqe dhe shumë trupave ushtarake serbe të cilët ruanin kufirin. Pavarësisht vështirësive, ata e kaluan kufirin dhe shkuan në Drenicë.

Sulmi ndaj familjes Jashari ishte shumë mirë i organizuar nga forcat serbe sepse e gjithë lagja ishte e rrethuar nga forcat serbe dhe depërtimi për t’iu dalur në ndihmë ishte pothuajse i pamundur.

Këtë e kanë thënë shpesh herë edhe anëtarët e familjes Jashari. Disa nga luftëtarët dhe familjarët që kishin bërë përpjekje për t’u afruar ishin vrarë.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=yhe0R15_JcY 1:18:00

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë