Aksident trafiku në rrugën Komoran-Drenas, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Komoran-Drenas, afër shkollë së mesme në Poklek të Ri, shkruan DrenicaOnline.
Dy automjete janë përfshirë në aksident ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.
Policia ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.
Edhe para tri dite në vendin e njëjtë kishte ndodhur një aksident mes dy veturave ku një person kishte mbetur i lënduar.
/DrenicaOnline/