Ndodhë në Korroticë të Poshtme, plumbi qorr i bie në veturë

Një person ka njoftuar policinë se një predhë (plumb qorr) i kishte goditur xhamin e përparmë të veturës së tij.
Rasti është raportuar të martën rreth orës 12 e 35 minuta në fshatin Korroticë e Poshtme të Drenasit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin, transmeton DrenicaOnline.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është kualifikuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
/DrenicaOnline/