Sot në garat Republikane të shahut në Kosovë, Komuna e Drenasit e ka zënë VENDIN E DYTË, me ekipin kampion të dyfisht të SHFMU “Halil Bajraktari” Drenas II, që mbanë vendin e parë në nivel të Komunës dhe të Regjionit Prishtina.
Garat në mes të 7 regjioneve të Kosovës u mbajtën në Gjakovë, Drenasi në përfaqësim të Regjionit Prishtina arriti në finale me ekipin tanimë kampion i Kosovës nga SHFMU “Fehmi Rama” nga Skënderaj nga Regjioni i Mitrovicës.
Urime dy ekipieve fituese nga Drenica!
Krenar me arritjet e fëmijëve/nxënësve tanë!
/