Veseli komenton plagosjen e Vllasit: Po i presim të gjitha përgjigjet

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur rreth rastit të plagosjes së Azem Vllasit dje në Prishtinë. Veseli ka përgëzuar autoritet e Kosovës policinë dhe AKI’në që kanë reaguar shpejtë dhe janë arrestuar personat e dyshuar.

“Organet e rendit dhe sigurisë i përgëzoj për një punë efikase. Brenda një kohë të shkurtër është gjetur autori dhe autorësia. Rasti i tillë më tepër sesa kriminal tenton ta mbajë të frenuar Kosovën, i ndihmon atyre që nuk e donë Kosovën. Është një rast që nuk duhet të ndodhë asnjëherë në Kosovë” ka thënë ai.

Veseli ka thënë se ende nuk dihet nëse rasti i Vllasit është izoluar.

“Ta presim përgjigjen. Ka ndhour shumë shpejtë nuk kemi informacione. Organet kanë vepruar shumë shpejtë” ka theksuar ai.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë