20 premtimet e Ramiz Lladrovcit

Instituti GAP ka publikuar rezultatet e para të monitorimit të punës së Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Sipas rezultateve, nga 20 premtime sa kishte dhënë Lladrovci, një e ka përfundua, të filluara i ka tri ndërsa të pa nisura janë 16 premtime.
Sipas GAP, Komuna e Drenasit ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me MAPL dhe me MI për investime në disa rrugë e projekte në rajonin e Drenasit.
MAPL do të financojë asfaltimin e rrugës në fshatin Godanc në vlerë prej 90,000 euro. Ndërsa MI parasheh të investojë rreth 1.8 milionë euro në Drenas gjatë vitit 2017. Kjo e fundit do të investojë: Ndërtimi i urës në Verboc, asfaltimi i rrugës në relacionin Polluzhë-Dashec, asfaltimi i rrugës në relacionin Baicë-Terstenik, Asfaltimi i rrugës në Fushicë të Ulët, asfaltimi i rrugës “Gani Elshani”, rrugën “Dëshmoret e Poklekut”, rruga “Llapushniku”, rruga në relacionin “Sankoc-Fushicë e Eperme”.
Po ashtu sipas këtij Instituti, Komuna e Drenasit ka gjithsejtë 10 drejtori komunale.
Kryetari i Drenasit Lladrovci me të marr mandatin ka emëruar pesë gra në udhëheqjen e drejtorive.
Kësisoj: Kimete Qorri është emëruar udhëheqëse e drejtorisë së Administratës, Anita Avdullahu është emëruar udhëheqëse e drejtorisë së Bujqësisë, Aurora Berisha është emëruar udhëheqëse e drejtorisë së Inspekcionit, Lumnije Krapi është emëruar udhëheqëse e drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Flutura Avdiu është emëruar udhëheqëse e drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Premtimet e kryetarëve të komunave janë nxjerrur nga paraqitjet mediatike të kandidatëve për kryetar komunash gjatë fushatës zgjedhore. Monitorimi i realizueshmërisë së premtimeve ka filluar një vit pas marrjes së mandatit të kryetarit dhe do të vazhdoj deri në përfundim të mandatit./DrenicaOnline/