Nxënësit shqelmojnë dhe përplasin karriget

Dy nxënës të shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Godanc të Shtimes kanë shqelmuar dhe përplasur për tavani karriget e klasës së tyre, raporton Koha.net.

Në dy video të publikuara në rrjetin social “Snapchat” shihet një djalë derisa fillimisht përplas për tavani një karrige, ndërsa pak sekonda më vonë ai shqelmon një tjetër.

Në videon e dytë shihet një nxënëse e cila e hedh karrigen dhe gati sa nuk godet disa shoqe të saj që qëndronin në klasë.

Kjo nuk është hera e parë që nxënësit shkatërrojnë bankat dhe karriget nëpër shkolla. Pak muaj më parë në internet u publikua një video në të cilën shiheshin nxënësit e një shkolle në Lipjan duke përplasur karriget dhe bankat.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë