Për çfarë e akuzoi Murat Jashari Presidentin Thaçi 10 ditë më parë?

Personi i cilësuar si i dyshuar kryesor për plagosjen e avokatit Azem Vllasi, Murat Jashari, ka pranuar të ketë dashur ta vrasë Vllasin.

Jashari, në dëshminë e tij, ka përmendur se në shënjestër të likuidimeve ishin edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Presidenti Hashim Thaçi.

Ai, tutje, ka theksuar se pos tij është edhe një grup tjetër i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon, dhe se ky grup shtrihet edhe në dy vende të tjera pos Kosovës.

E dhjetë ditë më parë, Murat Jashari kishte “goditur” edhe presidentin Hashim Thaçi përmes një shkrimi në Facebook.

Jashari kishte shkruar se “Hashim Thaçi, për dy vjetë, i ka ndreqë 680 banesa në Zvicër”, madje ai ka shkruar se gjyshi i Thaçit, Sinan Idrizi, ka qenë “djalë i priftit serb”.

Shkrimi i plotë:

“N J O F T I M
Hashim Thaçi, për dy vjetë, i ka ndreqë 680 banesa në Zvicër.
Firma Orllati, athua sa % i merrë nga ndërtimi me eurot e Hashim Brojës?!
A thua, Hashimi, ku i morë gjithë ata pare?!
Sigurisht, gjyshi i tij Sinan Idrizi (djalë i priftit serb), ia ka lënë testament!
Athua, sa banesa i ka ndreqë në këto nëntë vjet në Austri e gjetiu?!
Po në Kosovën e varfër, sa banesa i ka ndreqë, e po i ndreqë?!
Hashimin Kosova kryetar e ka!!!
Jo rastësisht shkoj në Malajzi! Atje bankat janë më të forta.
Rrofshin kryeprokurorët e këtyre nëntë vjetëve të pavarësisë së “Republikës” të Kosovës!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë