A është Murat Jashari pjesë e grupit që po planifikon vrasje masive politike

Murat Jashari e ka pranuar se ka dashur ta vrasë avokatin Azem Vllasi, pasi atë e konsideron tradhtar. Po ashtu, ai ka thënë se pos tij është edhe një grup i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se grupi shtrihet edhe në dy vende të tjera, pos Kosovës.

Jashari ka deklaruar edhe se ky grup ka për qëllim vrasjen e atyre që i konsiderojnë tradhtarë.

Në mesin e tyre ai ka thënë se ka edhe zyrtarë të lartë në shtetin e Kosovës.

Tentim-vrasja ndaj avokatit Azem Vllasi ka ndodhur sot rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Gazeta Express ka raportuar se Jashari ka pranuar në polici se qëlloi të hënën Vllasin për vrasje, që mbeti në tentativë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë