Rritet çmimi i kafes në Drenas, ja nga sa do të paguani prej të hënës?
Për të pirë kafe në lokalet e Drenasit më nuk do të paguani si më parë. Të paktën kështu është paralajmëruar të ndodhë në disa lokale.
Rritjës së çmimeve kësaj radhe si duket nuk i kanë shpëtuar kafet.
Nga 50 cent çmimi për një kafe, disa lokale kanë menduar ta rrisin çmimin në 70 cent, shkruan DrenicaOnline.
Rritje nuk do të ketë edhe në çaj. Çmimi për çaj vazhdon të mbetet 50 cent.
Disa pronarë janë të pajtimit se çmimi i ri të nis nga e hëna./DrenicaOnline/