Lladrovci falënderon votuesit e tij

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat ka thënë se publikimi i sotëm i rezultateve finale, të zgjedhjeve të 17 Tetorit, e obligon atë të shpreh falënderimin e thellë e të sinqertë për çdonjërin që votoi për kandidaturën e tij, për mandatin e ardhshëm në krye të komunës së Drenasit.
“Falënderoj po ashtu të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit që i kontribuan fushatës së shkëlqyer zgjedhore, diasporës tonë dhe qytetarëve që votuan me kusht, duke e bërë procesin zgjedhor të vlefshëm dhe demokratik”, ka thënë Lladrovci.
Ai thotë se përkushtimi i tij mbetet i njëjtë, zbatimi i ligjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies.