Arbër Halilaj dhe Valentina Leku-Gashi fitojnë ulëse në asamblenë e Drenasit

Arbër Halilaj dhe Valentina Leku-Gashi do të jenë dy asamblistët e I.Q “Green për Drenas” në asamblenë komunale të Drenasit.

Kështu ka njoftuar ish kandidati për kryetar komune nga kjo iniciativë, Xhavit Drenori.

Njoftimi i Drenorit:

I.Q. “GREEN për Drenas” përfaqësohet me DY mandate në Kuvendin Komunal në Drenas.

Arbër Halilaj dhe Valentina Leku-Gashi do të jenë zëri i arsyeshëm i qytetarëve të Drenasit në Asamble.

E, në koordinim të plotë me strukturat udhëheqëse të Iniciativës tonë, do bëjmë më të mirën e mundshme për një opozitë konstruktive dhe super aktive, sidomos në çështjet mjedisore.

Përndryshe, Iniciativa jonë në ditët në vazhdim, do të zgjeroj strukturat e saj në çdo fshat e lagje dhe çdo çështje nga secili lokacion i territorit të komunës tonë, do ta institucionalizoj përmes asambleistëve tanë në Kuvendin Komunal.

Ne takimin që patëm me një pjesë të ekipit, u dakorduam edhe për qëndrimin tonë politik karshi balotazhit në zgjedhjet lokale në komunën tonë. Ne qendrojmë të palëkundur, sikurse edhe 55% e qytetarëve, që me 17 tetor votuan për një qeverisje ndryshe nga ajo e kryetarit aktual.

Megjithatë, meqë ne nuk kemi ende ndonjë marrëveshje apo koalicion me asnjërin kandidat në balotazh, ne si subjekt nuk do të involvohemi aktivisht në këtë fushatë, por inkurajojmë  të gjithë qytetarët që të dalin në mënyrë sa më masovike në zgjedhje dhe ndërmjet dy kandidatëve të PDK-së në Drenas, të zgjedhin atë që mendojnë se mund të qeverisë më mirë. Njëri nga ta u provua për 5 vitet e kaluara dhe jo vetëm që nuk qeverisi mirë, por në masë të madhe e ka lënduar demokracinë në Drenas.

Edhe njëherë shumë faleminderit qytetarëve të komunës tonë dhe aktivistëve tanë, që Iniciativën tonë të re qytetare, me punën dhe votën Tuaj, e bëtë pjesë përbërëse të vendimmarrjes në Kuvendin Komunal. Ju premtojmë se rrugën e trasuar më herët me opozitarizëm aktiv vetëm sa do ta forcojmë.

Na priftë e mbara!

I.Q.”Green për Drenas”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë