Abelard Tahiri viziton Drenasin, tregon misionin qe ka Lladrovci

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka vizituar sot Drenasin për ta takuar kryetarin Ramiz Lladrovci.
Ai thotë se Lladrovci e ka drejtuar Drenasin drejt një destinacioni për investime e ndërmarrësi, duke e bërë komunën akter e partner, për të gjithë ata që kanë pasur vullnet e ambicie për t’u zhvilluar në Drenas.
Njoftimi i Tahirit:
Qeverisjes zhvillimore e të bazuar në ligj, Ramizi i ka dhënë dimension të prekshëm e të mundshëm për qytetarët e Drenasit.
Ai e ka drejtuar Drenasin drejt një destinacioni për investime e ndërmarrësi, duke e bërë komunën akter e partner, për të gjithë ata që kanë pasur vullnet e ambicie për t’u zhvilluar në Drenas. Me angazhimin e tij të pakursyer, ai i ka prirë qeverisjes lokale, duke u bërë shembull për të gjitha komunat e Kosovës.
Prandaj ai do të fitojë mandatin e dytë, për të vazhduar me punë e përkushtim sepse punën dhe përkushtimin e tij, e kanë parë në vepër qytetarët. Ai është i tyre dhe me 14 nëntor, së bashku me ta, do të nisë misionin për ta nxjerrë Drenasin në tjetër nivel.