Lladrovci viziton Poklekun e Vjetër: Qeverisja e mirë nuk pres t’ju pëlqej disa keqbërësve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon nga PDK edhe për një mandat, bashkë me mikun e tij Fatmir Xhelilin, kanë vizituar familjen Muqolli në Poklek.

Lladrovci ka thënë se qeverisja e mirë nuk pres t’ju pëlqej disa keqbërësve që përpiqen ta ndalin punën dhe fitoren tonë, shkruan DrenicaOnline.

“Në Poklekun e Vjetër, fshatin me kontribut të madh për lirinë tonë, në takim me pjesëtarët e Familjes Muqolli, theksova rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe kontributin e qytetarëve në qeverisjen lokale”, ka shkruar Lladrovci në FB.

Sfidat, sipas Lladrovcit vetëm çka i kanë forcuar.

“Po ashtu, ceka se qeverisja e mirë nuk pres t’ju pëlqej disa keqbërësve që përpiqen ta ndalin punën dhe fitoren tonë. Ne nuk ndalemi, sfidat vetëm sa na kanë forcuar.Vazhdojmë, bashkë për Drenasin”, ka shkruar ai.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë