Gruaja 80 vjeçare që u kujdes për burrin e saj të palëvizshëm për 35 vjet

Bahtie Sylejmani është një grua 80 vjeçare, e cila si shumica e grave kosovare, ka një histori të dhimbshme dhe interesante.

Sfidat e saj kanë filluar që nga mosha 5 vjeçare, pasi në familjen e saj përpos nënës e kishte edhe njerkën, kurse është martuar në moshën 17 vjeçare, shkruan Jepi Zë.

Ajo thotë se me burrin e saj, i cili ishte 7 vjet më i vjetër, ka kaluar mirë. Por pasi ai pësoi një aksident, mbeti i palëvizshëm dhe zonja Bahtie është kujdesur çdo ditë për të, për 35 vjet rresht.

Sikur jeta e vështirë të mos mjaftonte, gjatë luftës serbët asaj ia vranë edhe një djalë.

Megjithë këto vuajtje dhe mundime, ajo vazhdon të jetë e fortë dhe mjaft aktive edhe sot në moshën 80 vjeçare, dhe jeton me djalin tjetër në fshatin Bellopojë të Podujevës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë