Ja sa vota me kusht në Komunën e Drenasit po numërohen tani në QNR

Gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Numri përgjithshëm i fletëvotimeve që do të numërohen është 15 mijë e 482, prej të cilave numri i zarfeve me fletëvotime me kusht është 12 mijë e 960, ndërsa 2 mijë e 522 të tjera u takojnë personave me nevoja të veçanta të cilët kanë votuar përmes ekipeve mobile.

Prej këtij numri 570 zarfe me fletvotime me kusht janë në komunën e Drenasit dhe 12 vota të personave me nevoja të veçanta.

Numërimi i këtyre votave i hap rrugë KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë