Një person në Prishtinë qëllohet më armë zjarri, Policia jep detaje

Një person është plagosur  me armë zjarri  sot në ora 22:00 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka bërë të ditur  se i dyshuari gjendet në arrati.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Borovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë