Nis të realizohet projekti “Jepi ngjyrë Drenasit” (Foto)

Ka filluar projekti “Jepi ngjyrë Drenasit”.
Përmes artit, kutitë në parkun e qytetit janë mbështjellë me ngjyrat më të bukura, shkruan DrenicaOnline.
Flutura Avdiu, Drejtoreshë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Drenasit ka thënë se mbështjellja e kutive me vepra arti na ndihmon në parandalimin e mbishkrimeve si dhe në rritjen e ambientit estetik të zonave përreth.
Javë më parë u zhvillua edhe projekti art në trafo./DrenicaOnline/